8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Merrja 5 mijë euro por nuk më mjaftonin…”- Çfarë deklaronte Einxhel Shkira për largimet si moderatore

    Debati mes Einxhel Shkira dhe Donald Veshajt ka shkaktuar shumë reagime edhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP.

    Miq dhe të afërm të të dy banorëve kanë shkruar në rrjetet sociale në mbështetje të tyre.

    I fundit ka qenë vetë babai i moderatores Einxhel që në Instagram ka deklaruar se dy binjakët Veshaj i kishin premtuar të tjera gjëra vajzës së tyre para se të binin dakort për të punuar së bashku.

    Por në rrjetet sociale po qarkullon një deklaratë që vetë Einxhel ka dhënë në emisionin “E diell” në Top Channel, ku Dalina Buzi i ka përmendur largimet nga puna moderatores për shkak të vonesës.

    Einxhel nuk ka folur për rast specifik, por ka thënë se në momentin që nje punë asaj nuk i jep adrenalinë dhe i bëhet e mërzitshme, kërkon dicka tjetër.

    Diskutimi në studio në vitin 2019:

    Dalina Buzi: Në dy raste që ti ke ikur nga puna është bërë zhurmë e madhe ti ke folur

    Einxhel Shkira: prit kur të iki herën e tretë

    Dalina Buzi: E kam nga eksperienca personale kur shoh CV e njerëzve i pyes pse ke ikur kaq shpesh? Por Einxhel ka ikur dhe ka folur kështu që mund të thuhet është vajzë e lirë në mendimin e vet ose pse fajëson të tjerët gjithmnonë?

    Einxhel Shkira Më kanë pyetur, faktikisht unë thjesht kam ikur jam larguar për dicka që…

    Dalina Buzi: Jo jo nuk ke folur mirë

    Einxhel Shkira  Për kë nuk kam folur mirë për cilin rast.

    Dalina Buzi: Unë nuk i mbaj mend me raste por më ke dhënë atë vibe që ike e pakënaqur, nga pakënaqësitë e tua

    Einxhel Shkira Po e pakënaqur po kur të pyesin do e them pakënaqësinë që kam, si të them u ndamë paqësisht ishim shumë të lumtur që të gjithë, unë merrja 5 mijë euro por e lashë punën se 5 mijë euro nuk mjaftonin.

    Dalina Buzi: Një sekondë se unë e di që ti vjen me vonëse, e thonë të tërë, është dhe Shigjetar i lejohet

    Einxhel Shkira Po jo me teori gjërat e mira vijnë vonë gjithmonë.

    Dalina Buzi: Dua të kuptoj nëse ka marrë një mësim se të tërë ne kemi probleme në punë e gjatë rrugës marrim mësime.

    Einxhel Shkira Konkretisht cfarë doni të dini nga unë pse jam larguar nga puna apo pse e kam shoqëruar me..

    Dalina Buzi: Ke marrë mësim nga gjithë këto ikjet që të kanë ndodhur apo ke e duar që ata e kanë fajin dhe unë jam në rregull?

    Einxhel Shkira Jo nuk mendoj që ata e kanë fajin. Unë duke qenë një natyrë që më mërzitet shpejt, jo shpejt por dicka që është monotone që mua nuk më jep adrenalinë e s’më motivon me fillon më bëhet boring, kur më bëhet boring atëherë unë jam gjithmonë në kërkim të dickaje tjetër.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit