15.5 C
Tirana
E mërkurë, 8 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Simpson-ët në krah të Ukrainës: Jemi kundër luftës!

    Krijuesit e  serialit të famshëm vizatimor Simpson kanë postuar në llogarinë zyrtare të serialit në Twitter një mesazh të qartë që janë kundër luftës së Rusisë dhe janë në mbështetje të popullit ukrainas. Matt Groening, babai i “Simpsonëve” ka publikuar një dizenjo, ku paraqet personazhet e tij Homer, Marge, Bart, Lisa dhe Maggie teksa tundin flamurin blu me të verdhë të Ukrainës. Poshtë saj tre hashtagë #TheSimpsons #Simpsons #Ukraine.

    Ndërkohe dhe krijuesi tjetër i serialit Al Jean ka deklaruar se qëllimi është të tregojmë “se jemi shumë të shqetësuar për atë që po ndodh dhe kemi shumë simpati për popullin ukrainas dhe duam që kjo luftë të mbarojë.”

    Seriali Simpson ka parashikuar shumë ngjarje dhe lufta që po ndodh në Ukrainë është njëra prej tyre. Në 1998, në episodin me titull “Simpson Tide” ambasadori rus në Kombet e Bashkuara papritur ndryshon emrin e Rusisë në Bashkim Sovjetik.

    “Janë dy tipe parashikimesh në serialin Simpson, koincidencat e çmendura si ajo e parashikimit për zgjedhjen e ish- presidentit Trump, dhe pastaj episode të tilla si kjo ngjarje që janë shumë të trishtuara dhe për fat të keq rezultuan të vërteta, por që nuk jam i surprizuar”, ka thënë Al Jean.   

     

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit