14.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Skema e errët e milionave te AKSHI – Si pastroheshin paratë përmes faturave fiktive, kantina luksoze e Agasit që “gëlltiti” mbi 1 milion euro

    Detaje të reja kanë dalë nga fashikujt e dosjes së AKSHI-t, duke hedhur më shumë dritë mbi një skemë të dyshuar korrupsioni dhe pastrimi parash me përmasa të konsiderueshme financiare.

    Sipas materialeve hetimore, mbi 1.05 miliardë lekë, që përkthehen në rreth 10.6 milionë euro me kursin aktual, si dhe mbi 470 mijë euro të tjera, rezultojnë të jenë transferuar nga disa kompani drejt llogarive të shoqërisë “EA Solution”, në pronësi të Ergys Agasit. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve dyshohet të jetë përdorur edhe për blerjen e verërave luksoze, me vlerë që i afrohet 1 milion eurove.

    Formalisht, këto pagesa janë justifikuar si shërbime të ndryshme, por hetimet kanë nxjerrë në pah dyshime të forta se ato përbënin në fakt shpërblime për përfitimin e tenderëve publikë të AKSHI-t. Sipas organit të akuzës, këto përfitime janë mundësuar nga lidhjet e ngushta që Agasi kishte me ish-drejtoreshën e institucionit, Mirlinda Karçanajn.

    Dosja hetimore është zgjeruar më tej në muajin shkurt, duke përfshirë katër emra të rinj në listën e personave nën hetim. Mes tyre janë ish-nëndrejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, si dhe Arjola Koromani, administratore e kompanisë “Soft & Solution”, në pronësi të Ermal Beqirit, i konsideruar si bashkëpunëtor i afërt i Agasit. Gjithashtu, hetimet përfshijnë edhe shtatë kompani të lidhura me procedurat e tenderimit. Akuzat që rëndojnë mbi ta përfshijnë “shkeljen e barazisë në tenderë” në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

    Skema e errët e milionave te AKSHI! Si pastroheshin paratë përmes

    Pjesen ga fashikujt e dosjes

    Ndërkohë, për biznesmenët Andis Papa dhe Gëzim Hoxha është shtuar akuza për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa zhvillimet më të fundit kanë rënduar më tej pozitën e disa prej të hetuarve. Më 16 prill, ndaj Agasit, Beqirit, Papës, Hoxhës dhe Koromanit është shtuar edhe akuza për korrupsion. Për të njëjtën vepër penale po hetohen gjithashtu edhe Daniel Shima dhe Mirlinda Karçanaj, mbi të cilën rëndon edhe akuza për pastrim parash.

    Në listën e të hetuarve është përfshirë edhe sipërmarrësi Elision Jorgjis, i lidhur me kompaninë “Albascan”, ndaj të cilit rëndojnë dyshime për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

    Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, që çoi në sekuestrimin e dhjetëra pasurive, në të paktën një rast të dokumentuar rezulton se mbi 1.1 milion euro janë dhënë pas presioneve dhe kërcënimeve të ushtruara ndaj një kompanie pjesëmarrëse në një procedurë tenderimi. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se një kantinë me verëra të shtrenjta, e gjetur në vilën e Agasit në një resort në Tiranë, ishte krijuar përmes përfitimeve që kapin vlerën e mbi 950 mijë eurove.

    Në dokumentet hetimore theksohet se kompania “EA Solution” dyshohet të ketë funksionuar si një mekanizëm për transferimin e ryshfeteve të maskuara si transaksione tregtare. Sipas hetuesve, shoqëria ka lëshuar fatura me vlera të larta ndaj operatorëve ekonomikë, ndërkohë që nuk dispononte kapacitetet e nevojshme teknologjike apo burime njerëzore për të realizuar shërbimet e pretenduara. Në këtë mënyrë, faturat tatimore dyshohet se janë përdorur për të “legalizuar” pagesat korruptive, duke i futur ato në sistem si shpenzime të zbritshme.

    Skema e errët e milionave te AKSHI! Si pastroheshin paratë përmes

    Pjesen ga fashikujt e dosjes se AKSHI-t

    Sakaq kujtojmë se ditën e djeshme Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar doli me një njoftim zyrtar ku dhe bëri me dije se në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, janë bllokuar të paktën 52 prona, llogari bankare dhe asete të tjera me një vlerë të përbashkët që arrin në rreth 40 milionë euro, të lidhura me gjashtë persona nën hetim.

    Vetëm Ergys Agasit i janë sekuestruar 29 prona, përfshirë apartamente, vila, sipërfaqe toke dhe llogari bankare në disa zona të Tiranës dhe Durrësit, si dhe vetë kompania “EA Solution”. Ndër pasuritë e bllokuara përfshihen edhe sipërfaqe pyjore në zonën e Petrelës, truall në Lundër, apartamente, garazhe, si dhe një automjet i vitit të fundit. Po ashtu, pjesë e sekuestrimit është bërë edhe një pjesë e një resorti luksoz në kryeqytet.

    Aksioni ka përfshirë edhe pasuritë e Ermal Beqirit, ku janë sekuestruar dhjetëra asete, përfshirë prona në Tiranë, Vlorë dhe Golem, biznese, automjete luksoze dhe një jaht me vlerë rreth 1 milion euro. Hetimet kanë zbuluar se ky jaht ishte regjistruar në emër të një punonjëseje të kompanisë së tij. Në fokus kanë qenë edhe prona në zona elitare turistike dhe rezidenciale.

    Ndërkohë, ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, rezulton me një numër më të kufizuar pasurish të sekuestruara, përfshirë disa prona të paluajtshme, një automjet dhe llogari bankare.

    Gjithashtu, janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në llogaritë bankare të disa biznesmenëve të tjerë të përfshirë në hetim, duke përforcuar dyshimet për një rrjet të gjerë financiar të ndërtuar mbi përfitime të paligjshme nga tenderët publikë.

    Pasuritë e sekuestruara:

    Mirlinda Karçanaj

    Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga “Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;

    Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;

    Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;

    Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;

    Autoveturë Volkswagen, modeli Tiguan;

    Llogari bankare në BKT

    Disa llogari bankare në OTP Bank

    Ergys Agasi

    Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9 m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në QehaShytaj, Petrelë, Tiranë;

    Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1 m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

    Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1 m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

    Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956 m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

    Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;

    Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;

    Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1 m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;

    Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;

    Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;

    Pasuria me nr. 47/215, e llojit truall, me vendndodhje në zonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400 m², Durrës;

    Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;

    Pasuria e llojit apartament, Durrës;

    Pasuria e llojit garazh, Tiranë;

    Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

    Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

    Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

    Pasuria e llojit garazh;

    Pasuria e llojit garazh;

    Pasuria e llojit truall;

    Pasuria me nr. 6/756, truall;

    Pasuria e llojit apartament;

    Pasuria e llojit garazh;

    Pasuria e llojit garazh;

    Pasuria e llojit garazh;

    Pasuria e llojit apartament;

    Pasuria e llojit garazh;

    Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;

    Automjet Land Rover Defender 2023;

    Subjekti “E.A.S”;

    Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;

    Ermal Beqiraj

    Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;

    Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;

    Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;

    Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë;

    Apartament në Golem, Kavajë;

    Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;

    Subjekti “S.S” sh.p.k.;

    Subjekti “H” sh.p.k.;

    Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;

    Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;

    Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;

    Gëzim Hoxha

    Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;

    Andis Papa

    Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL në subjektin “FASTECH shpk”;

    Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL në subjektin “FASTECH shpk”;

    Elision Jorgji

    Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL në subjektin “FASTECH shpk”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit