Një sondazh i bërë nga Euronews Albania për zgjedhjet e 6 Marsit në Bashkinë e Durrësit, ka treguar se Emirjana Sako e Partisë Socialiste do të jetë fituesja në këtë bashki.
Në rezultatet e sondazhit të publikuara mbrëmjen e sotme, ajo ka mbështetjen e 41% të votuesve të pyetur, ndërkohë që Ardian Muka i “Shtëpisë së Lirisë” ndodhet në vendin e dytë me 24.9%.
Partia Demokratike dhe kandidati i saj Luan Hoti kanë marrë vetëm 11.6% të votave në sondazh, ndërkohë që 22.5% nuk kanë preferuar të përgjigjen ose janë të pavendosur.
