12.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sopranoja shqiptare mahniti publikun grek, spikat në talent show-n e famshëm

    Joanna Angjeli premton shumë me talentin e saj. Sopranoja shqiptare mahniti jurinë e talent show-t “Greqia ka talente” me interpretimin e saj. Sopranoja la pa fjalë katër anëtarët e jurisë, të cilët nuk hezituan aspak që t’i jepnin “po” e tyre.

    Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, ajo tregoi se ishte shumë e emocionuar pas nuk kishte dalë asnjëherë në ekran. Joanna, nxënëse e tenorit Agim Nushi, tregoi mes të tjerash se ishte emocionuese pasi “dëgjova për herë të parë zërin në mikrofon”.

    “Unë doja të merrja katër “po”. Kisha pasiguri sepse nuk kisha dalë ndonjëherë në një show të tillë. Kjo më krijoi stres desha të merrja katër po dhe të shkoja sa më mirë dhe ia dola. Dua shumë që dhe të fitoj, të shkoj sa më larg në këtë kompeticion. Dua të kaloj të paktën në fazën tjetër dhe pse jo që të fitoj.”, tha Joanna.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit