spot_img
spot_img

Sot përfundon ultimatumi 7-ditor që Pëllumb Pilinçi i vendosi Edi Ramës

spot_img

Kjo e mërkurë shënon ditën e fundit të ultimatumit 7-ditor që “Qeveria Teknike” e profesorit shqiptaro-amerikan Pëllumb Pilinçi i kishte vendosur kryeministrit Edi Rama për lirimin e ambienteve të Kryeministrisë.

Pas muajsh të tërë deklaratash publike, daljeve mediatike dhe prezantimit të asaj që ai e quan “qeveria e re teknike”, Pilinçi duket se ka hyrë në fazën finale të “transferimit të pushtetit”, të paktën sipas skenarit të tij politik.

Ultimatumi i firmosur nga i deleguari i tij, Edison Rrapushi, mbërriti më 6 maj në Kryeministri dhe i jepte Ramës shtatë ditë afat për të dorëzuar zyrën, vulat dhe dokumentacionin shtetëror.

PËrveç kësaj letre, kryeministrit i kërkohej jo vetëm lirimi i ambienteve, por edhe “fshirja e zhgarravinave nëpër mure”, ndërprerja e menjëhershme e VKM-ve dhe ruajtja e arkivit për t’iu dorëzuar “Qeverisë Teknike të Shqipërisë me Kufij Natyror”.

Ndërkohë, deri në orët e fundit të afatit, nuk ka asnjë sinjal se Edi Rama ka ndërmend t’i bindet kërkesës së profesorit shqiptaro-amerikan, i cili prej muajsh deklaron se qeveria e tij është gati dhe pret vetëm hyrjen në zyrat e shtetit.

Në dokumenti ne dërguar Kryeministrisë, Pilinç i cili vijon ta konsiderojë veten si “kryeministër legjitim”, ka paralajmëruar po ashtu edhe një operacion të ngjashëm me Venezuelën, që sipas atij dhe të vetëve mund të merrej në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shteti, në rast se transferimi i pushtetit do të zvarritej.

Epo pavarësisht këtyre “ultimatumeve” të vendosura, godina e Kryeministrisë është duke vijuar normalisht punën këtë të mërkurë, teksa ene mbeten “enigmatike” lëvizjet e Pilinçit dhe “kabinetit të tij teknik”, se a do të marrin ndonjë hap simbolin pas skadimit të ultimatumit!

Sot përfundon ultimatumi 7-ditor që Pëllumb Pilinçi i

Sot përfundon ultimatumi 7-ditor që Pëllumb Pilinçi i

Letra qe mberriti ne zyren e Edi Rames

Lajmet e fundit