18.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Stërmbesa e Skënderbeut rrëfen historinë e jetës nga Australia: Jam patriote me vetëbesim

    Sophie Castriota është tashmë një emër i njohur në rrjet. Ajo është një talent në muzikë, mirëpo famën më të madhe e ka marrë prej mbiemrit të saj, pasi është edhe stërmbesa e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

    Në një lidhje me Skype nga Austrialia për “ABC e Mëngjesit”, Sophie rrëfeu gjithçka, nga muzika, njohja me historinë shqiptare deri te pema familjare.

    Mendoj që kam kaluar kaq shumë kohë dhe kam përjetuar kaq shumë gjëra. Më kujtohet kur dëgjova violinën dhe i thash mamës sime, por ajo më tha që kemi piano në shtëpi. Por unë u fiksova me violinën dhe më dha bazën e muzikën. Më ndihmoi me ndjesitë, me ndjenjat.

    Unë vërtetë ndjejë që ka kaq shumë histori dhe emocionet. Shqiptarët që kam takuar jo vetëm në Shqipëri por dhe në Australi, kanë kaq shumë stimul, se kanë luftuar. Kjo më bën edhe mua të ndihem patriote. Ka kaq shumë gjëra që të mësosh për atë që ka ndodhur në vitet ‘90 në Shqipëri. Doja shumë ta provoja këngën “Mora fjalë”, sepse ishte diçka kaq frymëzuese.

    Ishte vitin 2011 kur fillova të interesohem më shumë për historinë shqiptare. Ne e dinim që ekzistonte një parardhës i joni prej 6 dekadash. Kam pyetur edhe gjyshen time dhe pamë te pema familjare që ishim pasardhës të Gjergj Kastriot Skënderbeut. E njëjta gjë ndodhi dhe u lidhëm edhe më shumë me Shqipërinë. Gjithmonë ka pasur një shtysë drejt meje që më çonte drejt Shqipërisë. Pasi zbulova prejardhjen time, kjo më bëri me më shumë vetëbesim”, u shpreh ndër të tjera ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit