16.5 C
Tirana
E martë, 7 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Studentja shqiptare shkon në ceremoninë e diplomimit në universitetin e Harvardit me veshjen kombëtare

    Një numër i konsiderueshëm i emigrantëve në botë po depërtojnë në shumë fusha të ndryshme, duke treguar suksese të mëdha.

    Këtij numri i shtohet edhe Artea Brahaj, e cila së fundmi është diplomuar në universitetin më prestigjioz në botë, atë të Harvardit.

    Artea Brahaj ka vajtur në ceremoninë e diplomimit me veshjen tradicionale shqiptare, që ka tërhequr jo vetëm vëmendjen e mediave, por edhe të kryeministrit Edi Rama.

    “Artea Brahaj, studentja shqiptare që jo vetëm kurorëzoi me sukses diplomimin e saj në Harvardin prestigjioz, por na e shtoi kënaqësinë edhe më shumë duke shkuar në ceremoninë e diplomimit me veshje tradicionale shqiptare”, shkruan Rama në Facebook.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit