14.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Surpriza: Garë e Formula 1 në Elbasan. Blendi Gonxhe tregon detajet

    Blendi Gonxhja, kreu i DPSHTRR, në një intervistë për “Dita jonë” në A2 CNN, deklaroi se vendi ynë po lobon që në vitin 2028 të ketë një garë të Formulës 1, në pistën e Elbasanit.

    “Elbasani ka punë, është një kantier i madh, 700 mijë metra katrorë kantier. Po punohet që të kapen standardet dhe do të lobojmë për Formula 1 në vjeshtën e vitit 2028”, tha Gonxhja.

    “4,4 km është pista e Elbasanit, që do të ketë të gjitha standardet, me “paddock”-un, me muzeun retro dhe me kapacitetet që do të përballojnë deri në 90 mijë shikues në një ditë, që do të thotë 270 mijë për tri ditë”, shtoi Gonxhja.

    Sipas tij, puna kryesore që po bëhet është që pista të përmbushë të gjitha standardet shumë të larta të një gare F1.

    “Po punojmë për kapjen e këtyre standardeve dhe që të aplikohet për garë duhet të kemi auto moto parkun deri në vitin 2027 të ndërtuar dhe po punohet me akseset, që janë rrugët lidhëse apo pritat lumore. Të gjitha janë investime të mëdha që transformojnë komplet zonën atje”, theksoi më tej Gonxhja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit