spot_img
spot_img

Tashmë është zyrtare: Eneda Tarifa konfirmon ( me foto) lidhjen me basketbollistin Gent Lasku!

spot_img

Përmes një fotoje në rrjetet sociale ku shihen të përqafuar, Eneda Tarifa konfirmoi publikisht atë që në mediat rozë përflitej prej muajsh: Këngëtarja ka rigjetur dashurinë në krahët e basketbollistit  Gent Lasku.

Edhe pse ishte folur prej kohësh për një romancë mes tyre, deri tani të dy kishin preferuar ta mbanin të fshehte. Sot Eneda ka zgjedhur të postojë një foto ku shihen bashkë teksa po kalojnë pushimet  verore në Santorini. Dyshja aty janë duke pozuar të përqafuar në shezlong.

Eneda i dha fund lidhjes së saj 18-vjeçare me kompozitorin Erjon Zaloshnja pak vite më parë. Ata janë prindër të një vajze.

Genti sakaq, nuk ka shumë kohë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka tre fëmijë. Divorci i tyre duket se nuk ka qenë i lehtë, por duket se tashmë e ka hedhur pas krahëve atë situatë.

Lajmet e fundit