spot_img
spot_img

“Taulant Balla” i vë “gjobë 100 mijë euro Armand Dukës

spot_img

Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç, janë arrestuar në Tiranë pasi janë përpjekur të mashtrojnë kreun e FSHF, Armand Dukën, për t’i marrë 100 mijë euro.

Dy të arrestuarit kanë komunikuar me Armand Dukën, duke iu prezantuar si Taulant Balla, me qëllim përfitimin e 100 mijë eurove në kriptovaluta.

Biznesmeni e ka kuptuar se bëhej fjalë për një tentativë mashtrimi dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Gjatë komunikimit me autorët, Duka u ka thënë se nuk merrej me transaksione të tilla dhe i ka orientuar që të lidheshin me djalin e tij, pasi, sipas tij, ai merrej me këto çështje.

Në telefonin e dy të arrestuarve ka komunikuar më pas një agjent i infiltruar i policisë, i cili është prezantuar si djali i Armando Dukës.

VoxNews ka siguruar  fotot e dy të rinjve, Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç që tentuan të mashtrojnë Armando Dukën.

Agjenti u ka bërë të ditur mashtruesve se paratë nuk mund t’i dërgonte në kriptovaluta, por do t’ua dorëzonte në cash.

Dy autorët kanë pranuar dhe i kanë kërkuar që paratë t’ua dorëzonte në Elbasan. Policia ka organizuar më pas operacionin për kapjen e tyre në flagrancë.

Në momentin e dorëzimit të shumës së parave, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar dy të rinjtë. Njëri prej tyre ka tentuar të largohet me vrap, por është ndjekur dhe kapur nga efektivët e policisë.

Njoftimi i policisë dhe momenti i arrestimi të Edison Korrës dhe Orest Ballës:

Goditet një tjetër tentativë për të përfituar shuma të mëdha parash, nëpërmjet mashtrimit në platforma komunikimi online.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 64-vjeçari, mbi dyshime për mashtrim në platformë komunikimi online, finalizuan operacionin e koduar “Seen”, gjatë të cilit u kapën në flagrancë, kur po i merrnin 100 000 euro kallëzuesit, dhe u vunë në pranga shtetasit E. K., 24 vjeç dhe O. B., 23 vjeç.

Nga hetimet e kryera me metoda speciale, me qëllim zbardhjen e plotë të autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti, dyshohet se këta shtetas kanë komunikuar me 64-vjeçarin, nëpërmjet një profili të rremë në një rrjet social.

Profili ishte aktivizuar me të dhënat e një të njohuri të 64-vjeçarit, me qëllim mashtrimin e tij.

Hetimet vijojnë me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit