7.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Të gjitha vizatimet e tua”, presidenti gjerman takohet me Ramën, i bien në sy menjëherë pikturat në Kryeministri

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka shkuar pasditen e sotme në Kryeministri, ku është takuar me Edi Ramën. Sapo ka hyrë në zyrën e kryeministrit, presidentit gjerman i kanë rënë menjëherë në sy pikturat dhe vizatimet në mure.

    “Të gjitha vizatimet e tua”, ju drejtua Steinmeier kryeministrit shqiptar, duke hedhur vështrimin rreth e rrotull zyrës. “Shumë vite në zyrë”, shtoi ai, përcjell newsbomb.al.

    Të dy kanë biseduar veçmas në zyrë, pa praninë e delegacioneve, dhe mesa duket koha ka qenë disi e gjatë pasi kur janë takuar më vonë në sallën e përbashkët, e kanë treguar me humor. “Na falni për vonesën”, u tha Rama të pranishmëve, teksa shtoi “kishim shumë gjera sekrete”.

    Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, falenderoi presidentin dhe Gjermaninë për mbështetjen, të cilën ai e konsideroi si “thelbësore” për zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë. Ai foli dhe për Procesin e Berlinit, kur tha se ne riaktivizimin e tij kanë ndodhur shumë gjëra për rajonin.

    Ndërkohë, presidenti gjerman në fjalën e tij para Ramës dhe dy delegacioneve, tha se me hapjen e negociatave Shqipëria ka bërë një progres domethënës. Frank-Walter Steinmeier nuk kurseu as lavdërimet për punën e bërë, sipas tij, nga kryeministri Edi Rama në këtë rrugë.

    “Përgëzime që keni arritur një gur të rëndësishëm themeli me nisjen e negociatave për anëtarësim. Ju keni punuar, i mbështetur nga shumë prej anëtarëve tuaj të parlamentit dhe shumica e elitës politike këtu në Shqipëri. Kemi folur për reformat, Reformën në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit”, tha ndër të tjera presidenti gjerman.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit