spot_img
spot_img

Të gjithë të shqetësuar për shëndetin e tij, por Ilir Meta thotë se është mirë fizikisht dhe mendërisht

Kreshnik Spahiu, ashtu si të gjithë analistët e djathtë dhe të majtë, shumica e të cilëve ndër vite merrnin zarfin në fund të muajit, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta i cili në seancën e tij gjyqësore një pjesë e të cilës u transmetua live nga mediat, u shfaq i zbehtë dhe i dobët fizikisht.

Në një lidhje telefonike për “Repolitix”, Spahiu i shqetësuar për këtë situatë pyeti se kush e merr përsipër gjendjen e Ilir Metës, nëse ky i fundit fiton pafajësinë nga drejtësia.

“U tronditën për një fazë që është një rreth prej xhami, po kur të shohin në çfarë kushte mizerabël mbahen të paraburgosurit me vite të tëra derisa të dalin në gjykim.

Unë 35 vite kam bërë protesta kundër Ilir Metës, por sot dua t’i kujtoj opinionit publik çfarë ndodh me Ilirin nëse pas 3 vitesh merr pafajësinë, kush ia kthen shenjat, votët e kafazit Ilir Metës, po jo Ilir Metës Ilir, po presidentit dhe kryeministrit që qeverisin Shqipërinë” tha Spahiu.

Më tej, juristi theksoi se Meta është në pritje të drejtësisë dhe nuk është i dënuar akoma, ndaj duhet parë më me kujdes gjendja jonormale e tij e cila mund të jetë shkaktuar nga ditët që kreu i Partisë së Liriaë ka kaluar në burg.

Nga ana tjetër, vetë Ilir Meta është shprehur se gjendja e tij fizike, shëndetësore dhe mendore është më e mirë se kurrë, pavarësisht gjithë privacioneve të bëra publike.

Ish-presidenti ka theksuar se merret shumë me aktivitet fizik dhe me sport në qeli.

Transmetimi live i seancave gjyqësore dhe nxjerrja nga kafazi i qelqtë në sallën e gjyktaës ishin dy prej kërkesave kryesore të ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej 28 tetorit të vitit 2024 dhe po gjykohet për akzua të ndryshme duke filluar që nga vepra penale e korrupsionit në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontratën lobuese të LSI-së në Shtetet e Bashkuara, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie.

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit