Nga Blendi Salaj
Të pranosh kodin zgjedhor me lista të mbyllura, që garanton se 1/3 e deputetëve do të emërohen nga kryetarët e partive është si të mbash veshur të njëjtat palë mbathje të qelbura për 34 vjet.
Ky Kod Zgjedhor u mohon shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur vetë përfaqësuesit e tyre dhe është de-facto marrje peng e demokracisë.
Do jenë po ata, besnikët e kryetarëve, që do të zgjidhen përmes “listës së fiksuar”. Të fiksuarit pas pushtetit dhe parasë do të mund të bëhen deputetë edhe sikur të mos marrin asnjë votë nga populli.
Sado të urryejshëm, sado të paaftë, të pandershëm apo të korruptuar të jenë, atyre ua garanton kolltukun Edi Rama dhe Sali Berisha.
Nëse Opozita e voton këtë kod zgjedhor, do të tregojë se është njësoj, në mos më keq se mazhoranca e sëmurë me kancerin e pashërueshëm të korrupsionit. Me dhënien e OK, opozita ka garantuar se humbet sërish në 2025, sido që një grusht besnikësh të Saliut do marrin një tjetër gam-gam-mandat.
Nga ana kushtetuese, barazia për tu zgjedhur dhe për të zgjedhur shkelet. Vras mendjen, a ka në botë një sistem të tillë, kaq të deformuar??
A ka të tillë paturpësi? Nga ana morale – nuk ia vlen fare të lodhemi se nuk kanë. Këta po çimentojnë veten në pushtet 1 vit para votimeve.
Si po të rrinë brekët e pista, lexues i dashur?