spot_img
spot_img

“Të tjerë duam dhe të tjerë na duan”: Gjesti i dedikon letër dashurie Diellzës, por nuk e lexon

spot_img

Një kërkesë e “Vëllait të Madh” për të shkruar një letër dashuria nga secili banor ka shkaktuar edhe situata që nuk i përngjajnë shumë gëzimit të ditës së Shën Valentinit.

“Të tjerë duam dhe të tjerë na duan”, duket të ishte mesazhi apo ‘shija’ që ky mision na dha dhe për këtë i referohemi situatës së krijuar mes Gjestit dhe Eglit. Kjo e fundit shkroi një letër dashurie për Gjestin, ku shprehej se kishte dashuruar fort.

Nga ana tjetër, letra e Gjestit nisi me: “E dashur ish-e, D!”

Dukshëm, letra e tij e dashurisë ishte një dedikim për Diellzën, vajzën me të cilën ai është shprehur se ka pasur 5 vite lidhje dashurie përgjatë të cilave e ka lënduar shumë. Ndaj, gjatë shkrimit të letrës ai edhe u përlot.

Por qëlloi të ishte Egli ajo që lexoi letrën para Gjestit, duke bërë që ky i fundit të refuzonte të lexonte dedikimin e tij. Sipas sjelljes së tij, këngëtari la të kuptohej se mori këtë vendim për të mos lënduar Eglin.

Gjesti theksoi spektaklin e fundit se ka vetëm tërheqje fizike për Eglin, ndërsa ajo ka theksuar vazhdimisht ndjenjat që ka kundrejt tij.

Lajmet e fundit