spot_img
spot_img

Tetori Rozë: Disa informacione të rëndësishme për kancerin e gjirit

spot_img

Tetori është muaji në të cilin njerëzit, institucionet, organizatat joqeveritare, kompanitë dhe njerëzit angazhohen në fushata përndërgjegjësimin për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Në vijim të këtij artikulli, do të gjeni një përmbledhje me informacione të rëndësishme për kancerin e gjirit.

Faktorët që rrisin mundësitë për t’u prekur nga kanceri i gjirit

– fillimi i hershëm i menstruacioneve
– shtatzënitë në moshë të madhe
– mbipesha pas menopauzës
– konsumimi i alkoolit dhe duhanit
– mungesa e aktivitetit fizik
– gjenetika (nëse ka patur paraardhës të prekur nga kjo sëmundje)
 – mbipesha dhe obeziteti, sidomos në menopauzë
– marrja e kontraceptivëve nga goja pa kontrollin e mjekut

Shenjat e hershme

– ndryshimet në formën e thithës
– dhimbja e gjirit nuk largohet pas periodave
– një gungë nuk largohet pas periodave
– ka rrjedhje nga thithat, një lëng që mund të jetë i tejdukshëm, i kuq, kaf ose i verdhë
– skuqje e pashpjegueshme, ënjëjte, acarim ose kruajtje e lëkurës
– ënjtje ose gungë rreth klavikulës ose nën krah

Shenjat e mëvonshme

– tërheqje e thithës
– zmadhim i njërit gji
– zbehje e sipërfaqes së gjirit
– zmadhim të gungave
– një ndjesi si lëvozhgë portokalli në lëkurë
– mungesë oreksi
– humbje peshe
– nyje limfatike të zgjeruara në sqetull
– vena të dukshme në gji

Kanceri i gjirit te burrat

Kanceri i gjirit nuk lidhet zakonisht me burrat, por mund të ndodhë në raste të rralla në çdo moshë, edhe pse është më i zakonshëm te burrat e moshuar. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se burrat kanë gjithashtu ind gjiri dhe qelizat e këtij indi mund të pësojnë ndryshime kanceroze.

Simptomat janë:

– trashje e indit të gjirit
– rrjedhje nga gjiri
– skuqje ose acarim i thithës
– thithë e tërhequr
– skuqje e pashpjegueshme, ënjtje, acarim dhe kruajtje e lëkurës

Ushqimet që nuk këshillohen që të konsumohen

Ushqimet që nuk duhen konsumuar në mënyrë që të parandalohet sëmundja ose të mos shfaqet për herë të dytë:

– ushqimet e skuqura
– sheqeri i bardhë
– mishi i kuq
– kripa
– ushqimet e konservuara
– sallami
– alkooli

Si zbulohet

1. Vetëkontrolli mujor i gjirit – i cili rekomandohet një herë në muaj duke filluar nga mosha 20 vjeç. Pas menstruacioneve, bëhen lëvizje rrotulluese me dorë duke kontrolluar gjinjtë, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullave.

2. Ekzaminimi klinik – kontrolli përmes personelit mjekësor, që këshillohet 1 herë në vit.

3. Mamografia – që duhet kryer me patjetër nga moshat 35-40 vjeç të paktën një herë në dy vite, kap kancerin në faza shumë të hershme. Këshillohet të kryhet kur gjinjtë nuk janë të fryrë dhe nuk dhembin.

Lajmet e fundit