spot_img
spot_img

Thashethemi që pushtoi internetin: Princ William dhe Kate Middleton të ndarë?

spot_img

Pavarësisht ç’mund të keni dëgjuar, princ William dhe Kate Middleton nuk janë ndarë! Së fundmi, kanë qarkulluar zëra (tashmë të fshira) që thonë se çifti mbretëror janë ndarë.

Artikulli, i publikuar në tabloidin MSN shkruante se William dhe Kate janë ndarë dhe se dukesha e Cambridge-it është larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët e saj, princin George, princeshën Charlotte dhe princin Louis. Ndonëse lajmi u përhap me shpejtësi nuk vonoi kundërpërgjigjia që e hidhte poshtë gënjeshtrën.

Thashethemi që pushtoi internetin: Princ William dhe Kate Middleton të

“Kjo histori është komplet një shpifje dhe është publikuar aksidentalisht. Jemi duke e fshirë menjëherë.”- shkrujnë përfaqësues të tabloidit.

Ndërkohë, në një botë paralele, William dhe Kate po bëjnë një udhëtim në Skoci, bashkë dhe të lumtur.

Lajmet e fundit