5.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Thumb për Donaldin? Eduart Grishaj: Nuk njoh asnjë shqiptar që ka pranuar humbjen! Dalja e Fifit nga shtëpia më ka prekur

    “Nuk njoh ende një shqiptar që ka pranuar humbjen” këto ishin fjalët e regjisorit të “Big Brother Vip’  Eduart Grishaj. A është ky një thumb për Dolandin, i cili pas mbarimit të lojës ka ndryshuar 180 gradë duke habitur të gjithë?

    I ftuar në “Wake Up”, Eduarti ka folur për emocionet e natës finale dhe se sipas tij të gjithë finalistët janë fitues në një farë mënyre

    “Jo vetëm në një spektakël të tillë që përfshihet gjithë kombi shqiptar, por ne jemi mësuar me këto gjëra. Nuk njoh ende një shqiptar që ka pranuar humbjen, ne kemi një problem shumë të madh për ta pranuar. Asnjëri nga finalistët nuk ka humbur, gjithsecili mund të ishte fituesi”, është shprehur Grishaj.

    I pyetur lidhur me banorin e tij të preferuar brenda shtëpisë, ai tha se ishte Elhaid Cufi.

    “Elhaid Cufi ka qenë. Asnjëherë nuk e tradhtova”, tha ai.

    Ai tregoi se dalja e Fifit në mënyrë që zgjodhi të lindte spektaklin e ka prekur shumë.

    “Jemi përpjekur të kujdesemi për të gjithë konkurrentët. Një nga momentet që mua personalisht më ka prekur shumë, ka qenë mënyra e daljes së Fifit, pasi ishte gjithë ajo artiste. Shumë e rëndësishme, pavarësisht përplasjeve që kishte.

    Ajo që ka dalë nga parashikimet ishte Beniada, që nuk është lidhur brenda shtëpisë, pasi ajo është pa komplekse edhe nuk pritej. Java e fundit e emisionit ka qenë shumë e fortë. Janë numëruar 400 mijë vota për finalistin. Unë personalisht nuk e kam ditur kush fiton deri në momentin që kam parë zarfin.”, u shpreh Eduarti.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit