Ka qarkulluar në rrjet së fundmi një foto në të cilën Inida Gjata e njohur si Zhaku shfaqet krah ish-burrit të poetes e shkrimtares së njohur, Mimoza Ahmetit, Eno Myftiu.
Edhe pse gjatë debateve me Mozën kur kjo e fundit i kujtonte se si Zhaku u bë mike me burrin e poetes menjëherë sapo dyshja u nda, fermerja e mohoi, fotoja e publikuar së fundmi nxjerr në pah të vërtetën.
Me hyrjen e saj në “Ferma Vip 3”, spektakël ku Moza që prej 27 marsit është bërë pjesë, Zhaku trazoi situatën brenda reality show, duke nxitur debat me shkrimtaren e njohur.
Gjatë ditës së djeshme, raporti mes dy fermeree pësoi krisjen më të madhe pasi në një bisedë të bërë me këngëtaren Soni Malaj, Mimoza tregon për momentin kur Zhaku “ia punoi pas karahëve”.
“Kjo që ishte shoqja ime, kur po ndahesha u bë mike me burrin tim,” i tha shkrimtarja Sonit.
Në këtë moment Zhaku ndërhyri duke hedhur poshtë pretendimet e Mimozës ndërsa me tone të larta iu përgjigj: “Nuk kam historinë tënde”.
Ndërsa Moza iu kundërpërgjigj: “Ti mund të kesh histori me burrin tim, por me mua s’ke histori, ke bashkëpunim.”
Fotoja e cila po bën xhiron e rrjetit nxjerr në pah të vërtetën që Moza prej ditësh e “ka bërtitur” me zë të lartë në debatet e bëra me Zhakun, brenda “Ferma Vip 3”.



