26.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Tifozët Kuq e Zi nis misionin patriotik nga Llogaraja, fshihen shkrimet antishqiptare dhe vendoset flamuri kuqezi

    E kanë mbështetur kombëtaren gjithnjë pa kushte sa herë që lojtarët kuqezi kanë zbritur në fushë. Në momente të vështira e deri te sukseset, Tifozët Kuq e Zi (TKZ) kanë gjithnjë prezent në tribuna, ndërsa nuk kanë munguar edhe mesazhet e përçuara, gjithnjë në mbështetje të idealeve kuqezi.

    Tashmë, TKZ nis një mision që shkon edhe përtej stadiumeve dhe futbollit teksa nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre në rrjetet sociale bëjnë të ditur se po nisin atë që e konsiderojnë si një mision kombëtar. Kështu, duke nisur nga jugu, TKZ ka marrë përsipër të fshijë shkrimet e ndryshme antishqiptare dhe në vend të tyre të reklamohen simbolet kombëtare.

    Vendi i parë që i është nënshtruar këtij transformimi është Llogaraja teksa në një nga vendet më panoramike dhe më turistike të vendit është ekspozuar flamuri kuqezi. Në komunikatën e tyre, TKZ thekson se kjo është një nismë me kontribut vullnetar e anëtarëve të grupit dhe veçanërisht atyre me banim në Zvicër.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit