spot_img
spot_img

“Tirana e vogël është, di shumë gjëra”- Shantazhi i Oltës për Efin dhe Kiarën: I nxjerr me një fjali jashtë

spot_img

“Big Brother VIP” është rikthyer te ofendimet, gjuha seksiste, bullizuese, ofenduese dhe kërcënuese. Edhe pse u paralajmëruar se do humbisnin nga 2 mijë euro për secilin prej tyre, duket se VIP-at këtë vit janë në garë se kush ofendon më shumë dhe jo për 100 mijë euro.

Një debat mes Oltës dhe Luizit ka kaluar çdo kufi ditën e djeshme.

Olta mes të tjerash ka “kërcënuar” se di shumë gjëra për Kiarën dhe Efin duke u shprehur se Tirana është e vogël dhe se me informacionet që ka mund t’i nxjerrë nga formati.

“Do i nxjerr të gjitha gjërat që di për Kiarën. Tirana është e vogël. Kam arsenal, di gjëra plot. Do i rreshtoj të gjitha për Kiarën, e di sa shumë di? Avash-avash”, tha Olta për moderatoren vetëm pse kjo e fundit ka afrimitet me Luizin.

Ndërsa për Efin u shpreh: “Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë.”

Lajmet e fundit