spot_img
spot_img

Tmerri i vajzave në Tiranë, që i rrihte në mes të rrugës (dhe që policia nuk e arrestonte)

spot_img

Arrestohet në Tiranë Denis.T 30 vjeç, i njohur si dhunuesi i shumë vajzave në kryeqytet. Policia bën me dije se 30 vjeçari është arrestuar për plagosje të lehtë me dashje.

Ai ka rënë në prangat e policisë pas një kallëzimi të bërë nga një 26 vjeçare dhe një 29 vjeçare, banuese të dyja në Rrugën e Bogdanëve.

Vajzat, të cilat janë motra, kanë deklaruar se 30 vjeçari i ka goditur me grushte pa arsye po në këtë rrugë, rast i cili është bërë publik dhe në rrjete sociale.

I riu jeton në rrugën “Myslym Shyri” dhe jo pak herë ka dhunuar vajza që shikon vetëm në rrugë, në orët e vona të natës.

Por edhe pse kishte pase 8 denoncime më parë, ai nuk ishte arrestuar.

Vetëm bërja publike e këtij rasti në rrjetet sociale, ka detyruar policinë ta arrestojë.

Lajmet e fundit