spot_img
spot_img

“Tmerrohemi kur ti del në TV”, Monika Kryemadhi tregon si reagojnë fëmijët kur ajo shfaqet në ekran

Monika Kryemadhi ka treguar se fëmijët e saj “janë me zemër në dorë” sa herë ajo shfaqet në ekran, si e ftuar në ndonjë emision apo në panelet televizive, siç ka qenë së fundmi “Big Brother VIP”.

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Monika Kryemadhi është shprehur se sa herë ajo del në TV, fëmijët i thonë “Jemi me dorë në zemër me ty. Kur del ti në TV jemi të tmerruar.”

Ajo ka folur edhe për komentet negative dhe mesazhet në rrjetet sociale, duke theksuar se shoqëria shqiptare është një shoqëri që shpesh paragjykon sapo të shikon në një situatë jo të mirë apo kur gabon në diçka.

“Shqipëria është një vend bullizues. Në momentin që të sheh që të rrëshqet pak këmba, të godet. Tregon një shoqëri të parealizuar emocionalisht”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Politikania e majtë që tashmë është tërhequr nga politika e ditës, ka vijuar më tej kur ka folur dhe për rastin në familjen e saj, fëmijët, të cilëve sipas Monikës tani janë indiferentë ndaj komenteve negative.

“Në fund të ditës, ata duhet të kenë një jetë ndryshe nga ne”, përfundoi ajo.

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit