spot_img
spot_img

Tom Doshi bëhet gati për zgjedhjet e 11 majit, synon të bëhet deputet i Shkodrës

spot_img

Kreu i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi do të kandidojë në zgjedhjet e 11 majit si deputet në Shkodër.

Tanimë, kryetari i Partisë Social-Demokrate ka hapur zyrën e tij elektorale në Shkodër, duke nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 majit.

Ka qenë kryetari i degës së PSD-së në Shkodër, Ardian Hysa i cili ka ndarë një video në rrjetet sociale nga takimi i Doshit me anëtarët e degës, ku në mbishkrim shkruan “Misioni vazhdon”.

Në një prononcim për CNA, Tom Doshi shprehu hapur bindjen e tij se do të jetë pjesë e parlamentit si deputet i Shkodrës pas këtyre zgjedhjeve. Ai gjithashtu theksoi se PSD pritet të jetë një nga surprizat e garës elektorale, duke synuar të dyfishojë numrin e deputetëve që ka aktualisht në parlament.

Po ashtu, PSD ka nisur një organizim të gjerë në disa qytete kryesore, përfshirë Tiranën dhe Shkodrën, duke hapur zyra elektorale dhe forcuar strukturat e saj në terren për një garë të fortë më 11 maj.

Lajmet e fundit