5.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Top Channel i dhuron një apartament Arjolës dhe fëmijëve të saj!

    Në spektaklin e kësaj të premte Arjola Demiri u surprizua në “Big Brother VIP” nga fëmijët e saj, të cilët i takoi pas katër muajsh qëndrimi në shtëpi.

    Ajo u emocionua pafund, por surpriza për të nuk ishte vetëm kjo. Arbana Osmani i bëri me dije se Top Channel kishte vendosur t’i dhurojë aktores një apartament në Kodrën e Diellit për të jetuar me fëmijët e saj.

    Lajmi i bukur lumturoi pafund aktoren, e cila nuk po i mbante dot lotët.

    “Jam pa fjalë, nuk di çfarë fjalësh të nxjerr nga shpirti për t’ju falënderuar.

    Unë doja të fitoja për këtë arsye sepse doja një shtëpi për fëmijët e mi”, tha Arjola.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit