19.5 C
Tirana
E premte, 26 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Top story i marrëzisë”

    Nga Dr.Shk.Lida Shosha

    Problemet duhen adresuar,Znj Duma, po është e disata herë që  ju keni zgjedhur një mënyrë të padrejtë duke baltosur një sherbim kolosal mbi 17 vite që Spitali Amerikan jopublik,  i jep popullatës, duke ftuar njerez gjobaxhinj qe kanë mbush thesin e vitit të ri me topa balte , kundrejt mjekëve e stafit mjekësor  të Spitalit Amerikan, dhe ku pala e akuzuar, nuk është pjesë e diskutimit. Se per cfare e beni ju kete eshte me se e kuptueshme. Eshte fatkeqesi qe bini ne nivelet e nje gazetarie mjerane.

    Kur flisni për spitalet, ftoni mjekë specialistë të mirëfilltë, ftoni palët,

    E ftoni mjekë  qe kanë djersitur  ditët e netët e jetës së tyre nëpër spitale, pavione pa ngrohje, salla operacionale  pa ftohje, ku djersa të ridhte çurg në kërbishte e dysheme, ku perballeshe me njerëz të armatosur që shqyenin e thyenin pamëshirshëm dyert e spitaleve nga proçkat e destabilitetet  e politikbërësve te këtij vendi, pjesë e së cilës keni qenë dhe ju.E nderkohë që ka një strukturë spitalore, ku pacientit nuk i duhet më te ngrejë jorganë, batanije, çarçafe, peshqirë, pizhama, ujë me bidona për tualetet, të blejë ilaçe e serume në farmaci, por të paguajë në kasë ,si kudo në botë, e ti shërbehet me profesionalizëm,  hajde ti biem dhe këtij.

    Jo moj Zonjë, e keni gabim.

    Ftoni njerëz, pjesë të sistemit, se nuk keni tagrin as ju, as ata te ftuar të injorojnë investimin e atyre  mjekëve që për tu bër te aftë, sic i do koha, cilësorë  në kët vend që investon zero , po zero lekë për formimin e mjekut, që e degjeneron kur i intereson dhe e bën hero kur i duhet të mbajë frenat e kariges se pushtetit, se  pa mjekët, sistemi  eshte si gruaja pa brekët.

    Keta mjekë, kanë lën familje e femijë vetëm, duke rendur rrugëve te botës,me shpenzimet e tyre, për pak dije, se ky vendi jonë halleshumë në 30 vite postdemokraci, ka lekë për tallava, por  jo për investim në shkencë e shëndet, ky vendi jone ka buxhet për lluks në godina, kollaro, e makina,  po jo lluks te trurit, e lluksi i trurit do lekë,  kohe, punë , natë  e  dite nonstop, te rendësh në vende europiane , ku vërtet ka mjekësi moderne e shteti investon për shëndetin e qytetarit te vet.

    Të rendesh pas trenit te dijes në një mjekësi moderne që ecen e nuk di të ndalet, e kur mendon se pothuaj arite në një stacion, të mbet dora në ajër, treni i dijes të ka lën targat për tjeter destinacion akoma me avangard, e mjeku mbetet atlet i përjetshem,dhe rob i ketij profesioni të padyte ne shoqeri.

    A vdesin njerëz në spitale, sigurisht që po, spitali është vend ku shtrohen te sëmurë të gjithë kategorive, nuk shtrohet kush për vakanca, e mirë është tu shërbehet deri frymën e fundit, se dhe vdekja ka dinjitetin e vet, e të krijohen struktura siç i ka bota, se mbeti mileti duke dhënë shpirt ,  në shtëpi mes dhimbjeve lebetitëse qe tmerrojne familje, fis e femi.

    A infektohen njerëz në spitale, fatkeqësisht po, rreziku është për dy palët, dhe pacientin dhe mjekun e infermierin, a e di çdo te thotë të marësh bisturinë e të operosh në një pacient me HiV- sida, hepatit B, C, një moment çpimi të ndan nga infektimi.

    Sigurisht që nuk e di, po ta them unë, e kolegë të mi që kemi  operuar me dhjetëra, e marë përsipër riskun e infektimit , për të shpëtuar pacientin, e për të dhënë shpresë aty ku ka agoni.

    A e dini sa mjek e infermiere vdiqën te infektuar nga Covidi, duke shërbyer pacientëve?

    A ka komplikacione po mjerisht  ka, e asnjë mjek me vetëdije e ndërgjegje, kurrë nuk do donte ti vdiste pacienti ndër duar,  komplikacione ka si kudo në botë,  dhe bota e zhvilluar investon ta ulë % e komplikacioneve te parandalueshme, se komplikacionet e lidhura me sëmundjet gjithmonë do jenë prezente në mjekësi, por bota e zhvilluar ndërhyn,  duke investuar tek mjeku së pari, duke i vën në dispozicion infrastrukture më të avancuar, duke e trajnuar në mënyre të vazhdueshme, duke e edukuar e aftësuar akoma,më shumë, dhe vlerësuar dinjitetshëm për këtë investim te pashoq jetësor. Ne Shqipëri kete investim ne mjek, e ka bere Spitali Amerikan.

    Mjekësia nuk është shkencë egzakte, shkenctarët akoma zhbirilojnë misteret e trupit njerëzor, ato mistere që i përplasen njeriut si Covidi, e u marin jetën miliona njerëzve.Mjekësia , nuk eshte as  aritmetikë e Ramës, 2+2=4, po është mjerimisht e  Bashës 7×7=37,   në mjekësi  ka  dhe malpraktis,  Po ka, e dënueshme nga organet e ligjit, dhe e  ndëshkueshme nga ligji,  jo militantët partiakë e pseudoanalistë analfabetë qe skanë kurfare lidhje me dijen, shkencën, mjekësinë dhe  mjekun.

    Ka shumë për te thene, e spo i bie më gjatë po nëse,sdo vinin ata mjekë të huaj, të cilët i anatemuat në emisionin tuaj, të bënin transplantet e veshkës, ata mbi 220 pacientë shqiptarë ose do kishin vdekur, ose do vdisnin rrugëve te botes,për pak jetë, e sot mjekë shqiptarë të kësaj strukture, te trajnuar jashtë,  janë aftësuar e bëjnë këto transplante si kudo në qëndrat moderne te transplantimit në botë, e sa e sa  ndërhyrje inovative, proçedura jetëshpëtuese, që zanafillën e kanë ekskluzivisht në këte spital,  e  sa e sa shërbime  për qindra mijëra,pacientë struktura ka,dhënë natë e ditë,  ndër vite.

    Këto sigurisht ju Znj Duma i dini, megjithese keni zgjedhur te beni sikur nuk i dini ose minimalisht te mos informoheni siç duhet.Po se paku informohu sa transplante te veshkës janë arrit te bëhen me sukses në spitalet publike.Informohu se informacioni eshte power në duart e njeriut te mençur.

    Nderkohë ne kemi zgjedhur  te punojmë në vendin tonë, pavarësisht baltosjes, gurëve, llumit të marrezise ndaj mjekut në vite,  e do vazhdojmë, këtu kemi lerë, kemi  rrënjët tona, këtu kemi etërit tanë, bashkë me tokën ku dergjen eshtrat e tyre, kemi shumë e shumë gjëra për ti dhënë këtij vendi,  që  ka kaq shumë  për tu  përmirësuar, e do vazhdojmë  në rrugëtimin tonë me përkushtim te investojmë akoma më shumë tek vetja , te reflektojmë e të fokusohemi përherë   në cilësinë  e shërbimit mjekësor  ndaj njeriut të sëmurë,  në marëdhëniet me pacientin, në te drejtat e përgjegjësitë dypalëshe…etj.

    Topat e baltës nga ekranet tuaja, e nga njerëz të stisur  e gjobaxhinj mjeranë, nuk na e çrenjosin dot atdhedashurinë, e as  dashurinë për profesionin sublim të cilit i kemi kushtuar jetën tonë. Meruni me korrupsionin galopant qe ka gllabëruar çdo qindarkë te taksapaguesve shqiptare,e kërkoni llogari pse, mungojnë sistematikisht ilaçe jetike ne onkologji e hematologji, që u shkurtojnë ditet pacientëve gra, bura e femijë..,

    Kur si bini dot gomarit, mos i bini samarit thote populli jonë, i mençur shumë, e mos vazhdoni më të villni vrer dhe kunder asaj pakice mjekësh te devotshëm, që ka mbet në kët vend.

    Nëse doni te ndihmoni njerëzit, adresoni problemet reale në mjekësi, ato qe ne kemi vite, e vite që i themi pa pushim, po nuk gjejnë hapësira në ekrane, sepse e vërteta ka gjithmonë shijen e hidhur të shuplakës.

    Pse në shëndetësi ka nje keqmenaxhim hektik nga cdo qeveri. Pa nje politike lineare te mirevendosur nder vite.

    Pse nuk ekziston, nuk egziston po fare, fondi i sigurimeve shendetesore?

    Pse pacienteve nuk u mbulohen shërbimet qe marrin në sistemin publik dhe privat?

    Pse nuk investohet me Platforma te mirëstudjuara dhe efektive me ritmet në shëndetësi, për edukimin në vazhdim te stafit mjekesor?

    Pse nuk ka nje fond per kerkim shkencor?

    Pse nuk ka kontroll mbi sigurine e cilesise dhe procedura te mirefillta akreditimi te sherbimit që ofrohet ne qendrat publike dhe private?

    Pse i lënë specializantët pa i paguar as bukën e përditshme?

    E Pse ikin mjekë, infermiere, ustallare, marangoze e këpucarë?

    Si mund te ndalet rjedhja,jo vetem e trurit por dhe e stomakut e zorrëve, se këtij vendi do i mbesë një ditë veç skeleti që si hyn në punë as dreqit, veç laraskave..

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit