7.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Tragjedia: Burrë e grua humbin jetën në Borsh

    Burrë e grua kanë humbur jetën paraditen e kësaj të shtune në fshatin Borsh, në Vlorë. Mësohet se viktimat janë Rrapo dhe Savoja Çika, të cilët kanë qenë në shtëpi kur kjo e fundit ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

    Shërbime zjarrfikëse janë njoftuar dhe kanë shkuar në vendngjarje, por fatkeqësisht çifti i të moshuarve ka ndërruar jetë, shkruan newsbomb.al Ata kanë mbetur të bllokuar dhe nuk kanë mundur të dalin në kohë nga shtëpia.

    “Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit  Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkeshortja e tij, shtetasia S. C., 71 vjeçe.

    Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndij elektrike. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Vlorës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit