23.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Trajnere tek “The Voice”, si e përshkruante Ledion Liço, Elsa Lilën: Kërkuese deri në çmendi

    Këngëtarja shqiptare, me famë edhe në Itali, Elsa Lila është arrestuar mëngjesin e sotëm për trafik droge.

    Por deri më tani në vendin tonë ajo ishte e njohur vetëm sa i përket profesionit.

    Madje u rikthye në atdhe për të marrë pjesë në “The Voice of Albania”, si trajnere në vitin 2014.

    Por jo shumë ditë më parë, gjatë emisionit “Ëndërtjerrësit” (dedikuar krijimi të Top Channel), Ledion Liço, prezantuesi i emisionit, kujtoi si ishte të punoje me Lilën.

    Gjatë fjalës së tij, e ka përshkruar një person shumë të rreptë në punë dhe jashtëzakonisht të prerë.

    “Elsa Lila ishe kërkuese deri në ku di unë, deri në çmendi andej nga fundi. Realisht jam vënë në vështirësi.

    Elsa peshonte çdo fjalë! Kërkuese e madhe e gjësë, kërkonte… peshonte çdo fjalë të Sidritit (Bejlerit) dhe Eltonit (Dedës).

    Ka qenë një periudhë që ishte më e vështirë të bëjë “Voice” se “Big Brother” se kishte shumë konflikt. Flasim për konfikte profesionale,”-shpjegoi ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit