spot_img
spot_img

Tronditëse në Ksamil: Vritet një turist francez në plazh, shpallet në kërkim 29-vjeçari nga Hasi

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksamil, ku një 20 vjeçar francez u vra me thike nga një i ri nga Hasi.

Mësohet se viktima është identifikuar si Frances Miguel Mendes, ndërsa autori i krimit është 29-vjeçari nga Hasi Sokrat Vata.

Ngjarja e rëndë që tronditi Ksamilin ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm (18 gusht) ku i riu nga Franca ishte gjetur pa shenja jete në shezlongët e një plazhi, pranë një lokali.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, i riu dyshohet se është goditur me mjet prerës, thikë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Ndërkohë pas konfliktit, Vata dyshohet se është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa po punohet edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kush është autori?

Sokrat Vata, 29-vjeçari i identifikuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së një shtetasi francez rreth 20 vjeç në Ksamil, rezulton të ketë një të shkuar penale në Britaninë e Madhe.

Në një artikull të publikuar nga BBC në vitin 2024, raportohet se Vata ishte dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Kurorës në Cambridge, pasi kishte pranuar fajësinë për një sërë veprash penale që lidheshin me trafikimin e drogës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve.

Sipas BBC, Vata, në atë kohë 27 vjeç, ishte përfshirë në dy ndjekje të veçanta nga policia britanike, në Cambridge dhe Kent. Një prej episodeve kishte ndodhur më 13 prill 2024, në A20 pranë East Malling.

Sipas raportimit, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u ndoq nga efektivët. Gjatë ndjekjes, automjeti që drejtonte u përmbys. Vata nuk u kap në atë moment, por brenda automjetit policia gjeti disa qese me kokainë dhe targa automjetesh.

Ndërkohë më 30 prill, ai u përfshi në një tjetër ndjekje policore, këtë herë në Cambridge, ku po lëvizte me një makinë të vjedhur.Gjatë arratisjes, Vata ndaloi për të lënë një pasagjer dhe më pas vazhdoi deri në Clara Rackham Street. Atje braktisi automjetin dhe u largua në këmbë.

Sipas policisë britanike, gjatë largimit ai hodhi në një shkurre një pako me kokainë. Arratisja përfundoi kur efektivët e gjetën të fshehur në oborrin e pasmë të një banese në Cambridge.

Në xhepat e tij iu gjetën 560 paund cash, ndërsa në automjet u sekuestruan edhe targa të tjera. Testet treguan gjithashtu se Vata kishte drejtuar automjetin nën efektin e drogës. Më 25 shtator 2024, Gjykata e Kurorës në Cambridge e dënoi Vatën me pesë vite burg.

Sipas BBC, ai kishte pranuar më herët fajësinë për dy akuza për posedim të drogave të klasës A me qëllim shpërndarjen, dy akuza për drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim automjeti nën efektin e drogës.

Lajmet e fundit