spot_img
spot_img

Tronditëse në Tiranë: Djali i hallës dhe tezja abuzojnë me 12-vjeçaren, e detyronin të bënte dhe shpërndante video të turpshme

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Tiranë ku një 12-vjeçare është abuzuar seksualisht nga dy të afërmit e saj, konkretisht djali i hallës dhe tezja e saj.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se para dy ditësh janë vënë në pranga shtetasit në fjalë, një 29-vjeçar dhe një 32-vjeçare, të cilët akuzohen për marrëdhënie seksuale me një të mitur, incest dhe pornografi.

Burime për mediat bëjnë me dije se 12-vjeçarja është detyruar të kryejë marrëdhënie me djalin e hallës dhe marrëdhënie me tezen e saj.

Sakaq thuhet se ngjarja e rëndë është zbuluar falë nga autoriteteve të shkollës, pasi në celularin e së miturës ishin gjetur video të rënda intime, ku ajo detyrohej të kryente akte ndaj vetes dhe t’ua dërgonte pastaj dy familjarëve të saj të sipërpërmendur.

Për rrjedhojë, blutë e Tiranës kanë vënë në pranga shtetasit K.B, 29 vjeç, djali i hallës së vajzës dhe D.S, 32 vjece, tezja e vajzës, ndaj të cilëve rëndojnë dyshime për akuzat “marrëdhënie seksuale me të mitur”, “incest” dhe “pornografi”.

Ndërsa e mitura bëhet me dije se aktualisht është duke u trajtuar me psikolog për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Lajmet e fundit