spot_img
spot_img

Tronditëse në Tiranë: Gjendet i pajetë punonjësi i Gardës, dyshohet se vrau veten me armën e shërbimit

spot_img

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Tiranë, ku një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, rreth orës 07:05, në një banesë në zonën e Rrugës së Dibrës, është konstatuar i pajetë shtetasi A. G., rreth 42 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 42-vjeçari ka vrarë veten me armën e shërbimit.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajmet e fundit