18.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Tronditet merkatoja e medias, Kujtim Gjuzi: Së shpejti më shihni drejtor në një televizion të madh kombëtar

    Kujtim Gjuzi duket se do të vijojë të ofrojë kontributin e tij të vyer në shërbim të vendit. Pasi mbylli me shumë bëma legjislaturën që sapo lam pas si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Gjuzi ka plane gjigante për të ardhmen.

    Ish-deputeti patriot pritet të jetë në krye të një televizioni të madh në Shqipëri. Të paktën kështu mendon ai.

    Në një intervistë të dhënë për gazetarin Ismet Drishti, Gjuzi shprehet se do të jetë shumë shpejt drejtor i një televizioni kombëtar në Shqipëri.

    Gjatë intervistës me Drishtin ai nuk ka preferuar të tregojë se cilin televizion do të drejtojë duke u mjaftuar vetëm duke thënë “është një televizion kombëtar”.

    Televizion kombëtar në Shqipëri janë Top Channel, TV Klan dhe Vizion Plus. Mbetët për t’u parë tani se cili nga këto TV do të drejtohet nga Kujtim Gjuzi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit