E ftuar në rubrikën “25 Pyetje” nga Prive by Liberta Spahiu, Nora Istrefi është përballur me pyetje rreth jetës së saj private, veçanërisht për raportin me ish-bashkëshortin Robert Berisha.
Aludimet për një ribashkim mes tyre janë shtuar kohët e fundit, sidomos pas një darke të përbashkët që dyshja patën në Zvicër dhe deklaratës së Robertit te “Rudina” ku la të hapur mundësinë për një rikthim mes tyre duke thënë se i pëlqen të jetojë vetëm, por “nuk i dihet”.
E pyetur drejtpërdrejt për këto zëra, Nora reagoi fillimisht me humor dhe tha:
“A filluat ju?”
Më pas, biseda u zhvendos tek tema e marrëdhënieve dhe mundësia e një shansi të dytë në çift. Nora u shpreh se beson te mundësitë e dyta në momentin e duhur, por jo tek të tretat:
“Unë mendoj që çdo njeri e meriton një shans të dytë, në momentin e duhur, por jo të tretë ndoshta,” u shpreh ajo.
Kur u pyet nëse do të zgjidhte një intervistë me ish-partnerin apo një pushim me të, ajo la të kuptohej se marrëdhënia e tyre pas ndarjes mbetet korrekte dhe e hapur:
“Të dyja i kam bërë, po,” konfirmoi ajo.
Pra, pavarësisht thashethemeve dhe deklaratave që lënë gjithçka në ajër, për momentin Nora Istrefi dhe Robert Berisha duket se janë më shumë “bashkë” në lajme sesa në jetën reale.



