spot_img
spot_img

U bë i famshëm duke ngrënë sasi të mëdha ushqimi live në Tiktok, vdes 24-vjeçari

spot_img

Efekan Kultu, TikTokeri më i njohur në Turqi dhe një nga figurat më të ndjekura në mbarë botën, ka ndërruar jetë në moshën 24-veçare. Kultu u bë i famshëm për videot e tij, ku shfaqej duke konsumuar sasi të mëdha ushqimi.

Por këto video dhe përfitimet nga tiktok rezultuan fatale për të riun. Ai ndërroi jetë më 7 mars, pas tre muajsh shtrimi në spital, pasi kishte probleme në lëvizje dhe në sistemin e frymëmarrjes. Gjendja e tij shëndetësore ishte aq e rënduar, saqë nuk arriti të vizitonte as varrin e nënës së tij, e cila kishte ndërruar jetë një vit më parë.

Së fundmi, Efekan ishte kthyer në shtëpinë e tij për të vazhduar trajtimin atje, por fatkeqësisht aty dha frymën e fundit. Varrimi i tij u bë ditën e djeshme në një varrezë në një periferi të Stambollit.

Lajmet e fundit