Një ditë pasi njoftoi largimin e saj nga Partia Socialiste, duke deklaruar se prej ditës së djeshme do të ushtrojë mandatin si deputete e pavarur, Marjana Koçeku ka reaguar sërish.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka postuar emojin e një flamingoje, i cili është bërë simboli i protestuesve kudër projektit të Zvërnecit.

Duket se pas ftesës së qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, deputetja ka reaguar pozitivisht.
Në protestën e mbrëmshme, njëri prej protestuesve e ftoi Koçekun që të bashkohet me protestën dhe së bashku të thërrasin: “Rama, jepe dorëheqjen”.
“Ne e vlerësojmë vendimin e deputetes Marjana Koçeku, por mendojmë se kjo është vetëm gjysma e punës. Thirrja jonë është që t’u bashkohet qytetarëve në shesh dhe të thërrasë bashkë me ne: ‘Rama, jeep dorëheqjen’”, tha protestuesi.
Tashmë ish-deputetja socialiste, duket se i është bashkuar zyrtarisht lëvizjes që kërkon largimin e Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik.



