spot_img
spot_img

“U martua për letra, u dashurua me italianen edhe divorcoi gruan shqiptare” – Avokatja tregon rastin

spot_img

Avokatja Aurora Marku rrëfeu në emisionin “Dita Jonë” një rast që, sipas saj, lidhet me martesat për dokumente që më pas kanë përfunduar në lidhje reale.

Ajo tregoi historinë e një emigranti shqiptar që u martua me një shtetase italiane për të siguruar dokumentet, por më vonë u nda nga bashkëshortja shqiptare dhe vijoi jetën me partneren italiane.

“Kam një rast konkret që u martua me një shtetase italiane zotëria dhe pas disa vitesh u nda me gruan që kishte dy fëmijët, dhe vazhdon jetën me shtetasen italiane. U dashuria, pasi detyrohej që ta mbante në shtëpi, pasi atje emigracioni bën shumë kontrolle të njëpasnjëshme.

Duke e mbajtur në shtëpi, ndodh…Unë i kam bërë edhe divorcin me bashkëshorten e parë, dhe i kam bërë martesën me gruan e dytë. Kjo më ndodh shpesh”, u shpreh Marku.

Lajmet e fundit