Këngëtarja e njohur Emeli Sande ka rënë në dashuri me një grua që e ka bërë atë “më të lumtur se kurrë” tetë vjet pas divorcit.
35-vjeçarja ishte martuar më parë me biologun detar Adam Gouraguine në vitin 2012, por u divorcua dy vjet më vonë.
Metro raporton se ajo ka rënë në dashuri me një pianiste.
“Ne u njohëm përmes muzikës. Dhe patjetër që ndihem më e lumtur se kurrë. Ndihet mirë. Nëse nuk je me dikë që të mbështet prapa skenave, është shumë e vështirë. Tani ndihem shumë e plotësuar.
Gjithmonë do ta dua muzikën dhe karrierën time por tani ndjej se mund ta shijoj jetën dhe të jem vërtet e lumtur”, tha këngëtarja.
Kjo marrëdhënie e ka frymëzuar këngëtaren për krijimin e albumit të ardhshëm “Let’s Say For Instance”, që do të dalë më 6 maj.