spot_img
spot_img

U nda nga i dashuri liv, nëna e Indrit flet hapur për vendimin e papritur të Vanesës

spot_img

Një nga momentet më të komentuara brenda dhe jashtë “Ferma VIP” ka qenë ndarja e transmetuar LIVE që Vanesa bëri me partnerin e saj jashtë, pasi krijoi një lidhje me Indri.

Ngjarja ka ngjallur debate të shumta, ku disa e kanë cilësuar si të inskenuar, ndërsa të tjerë kanë shprehur skepticizëm për ekzistencën reale të lidhjes së mëparshme, duke e konsideruar të pazakontë mënyrën e ndarjes.

E ftuar në “Ferma Club”, nëna e Indri ka folur për këtë situatë, duke dhënë një këndvështrim më të qetë dhe mbështetës ndaj raportit të djalit të saj me Vanesën. Ajo u shpreh se e sheh gjithçka me mentalitet tjetër dhe se rëndësi për të ka lumturia e të birit.

Sipas saj, ajo ka krijuar një përshtypje shumë pozitive për Vanesën dhe mënyrën si ajo sillet me Indrin, duke theksuar se ndjen respekt dhe dashuri nga ana e saj.

“Kam mentalitet komplet tjetër. I dashuri nuk është i fejuari, që i ka vendosur unazën në gisht. Nëse dashurohet me dikë tjetër, domethënë që atë nuk e ke dashur.

Unë e ndjeva respektin dhe dashurinë e Vanesës për mua, si nëna e Indrit. Ndjesia ime ishte shumë pozitive. Jam e kënaqur kur shoh tim bir të kënaqur. Djali im në një ambient të mbyllur ka gjetur një person që e do.”

Lajmet e fundit