14.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    U njoftua se u vetëvra: Autorja rikthehet në rrjetet sociale sikur s’ka ndodhur asgjë

    Dy vite pasi u publikua në faqen zyrtare në Facebook të autores së librave romantikë se ajo ishte vetëvrarë, Susan Meachen i surprizoi të gjithë, pasi postoi në rrjetet sociale, duke treguar se është gjallë dhe shëndoshë e mirë.

    Gjatë kësaj jave, autorja postoi në një grup privat ku njerëzit ndajnë pasionin për letërsinë dhe njoftoi se ishte gjallë, gjithashtu tregoi edhe pse kishte mashtruar për vdekjen e saj.

    “Familja ime bëri atë që mendoi se ishte më e mira për mua dhe nuk mund t’i fajësoj për këtë”, tha autorja. “Për pak vdiqa nga duart e mia dhe sërish duhet të përshkoja ferrin. Tani jam në një vend më të mirë dhe shpresoj të shkruaj sërish. Le të fillojë argëtimi”, vijoi Meachen.

    Fansat virtualë dhe ndjekësit e Meachen u njoftuan se autorja vdiq në fund të vitit 2020, pasi e bija postoi lajmin në llogarinë zyrtare në Facebook.

    Pretendohej se shkaku i vdekjes së autores ishte si pasojë e ngacmimit nga anëtarët e komunitetit të librit ku ajo bënte pjesë.

    Që prej vitit 2020, faqja në Facebook ishte aktive dhe promovonte punën dhe krijimtarinë e shkrimtares, si dhe ndërgjegjësime dhe mesazhe mbi parandalimin e vetëvrasjes, por njerëzit mendonin se menaxhohej nga e bija.

    Autorja nuk e përgënjeshtroi kurrë lajmin, as kur mikja e saj, Kristen Collins i uroi ditëlindjen Meachen në shkurt të 2021-shit, duke thënë: “Na mungon, por gëzuar ditëlindjen në qiell. E di që po kërcen në parajsë me paqen në zemër”.

    Por, kur ajo njoftoi se ishte gjallë, sikur nuk kishte ndodhur asgjë, njerëzit patën reagime të ndryshme:

    “Mund të fal shumë gjëra, por kurrë një person që mashtron për vdekjen e vet”, shkroi autorja Karen Hall.

    “Nuk ka rëndësi sa libra shkruan në të ardhmen, ose sa cilësorë janë ata. Për shumicën, ajo do të jetë gjithmonë “autorja që mashtroi për vdekjen e saj”.

    “Një shkrimtare e quajtur Susan Meachen mashtroi për vdekjen e saj, mori mijëra donacione, librat e saj u shitën dhe tentoi të rikthehej sikur nuk ndodhi asgjë”, shkroi një tjetër përdorures i Twitter.

    Dikush e ofendoi.

    Dikush tjetër zbuloi se autorja ishte aktive në TikTok.

    Një tjetër person e quajti “marketing”.

    Meachen është autorja e disa librave të zhanrit romantik. Më të njohurit janë: “Love to Last a Lifetime”, “Losing Him & Finding You”, “Stolen Moments”, “My Crush”, “Never/Ever”, e shumë të tjerë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit