spot_img
spot_img

U ritakuan pas 12 vitesh, pas trazirave të ’97-s – Jonila Godole martohet me ambasadorin austriak

spot_img

Gazetarja Jonila Godole, e cila punon si pedagoge prej vitesh në Departamentin e Gazetarisë, është martuar me një diplomat shumë të zëshëm në Shqipëri, ambasadorin austriak Christian Steiner.

Steiner nuk është më ambasador në Shqipëri, por ka marrë të njëjtën detyrë në Malin e Zi.

Gazetarja tregon nëpërmjet fotografive se për herë të parë e ka takuar bashkëshortin e saj të arshshëm në janarin e vitit të mbrapshtë 1997, kur punonte gazetare tek gazeta “Koha Jonë”, ndërkohë që Christian Steiner sapo kishte filluar karrierën e tij diplomatike si atashe i Ambasadës austriake, post që e mbajti nga viti 1996-1997.

Ngjarjet e ethshme të atyre viteve i kanë afruar ata për herë të parë.

Janë dashur më shumë se 12 vjet, që Christian dhe Jonila të ritakoheshin, dhe kjo ka ndodhur në tetorin e vitit 2019 kur Stainer erdhi sërish në Shqipëri, por këtë radhë me detyrën e ambasadorit.

Tashmë ata janë martuar.

Lajmet e fundit