17.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “U rrita duke u bullizuar nga të gjithë”, Klodian Duro në një mesazh emocionues: Besova se do isha numri 10 më i mirë në histori

    Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, në një postim në rrjetet e tij sociale ka ndarë dy foto, të rëndësishme në karrierën e tij.

    Në një nga këto foto, ai luan kundër Ronaldinjos, në ndeshjen Shqipëri-Milan. Duro, i cili qëndroi shumë pak në shtëpinë e Big Brother Vip 3, tregon vështirësitë dhe bullizimin që ka përjetuar deri në moshën 18 vjeç.

    Ai thotë se ka mundur të mos e humbasë besimin te vetja, e me këtë ka mundur të jetë numri 10 më i mirë në histori. Në një mesazh drejtuar ndjekësve të tij, Duro thotë se gjithmonë do të bullizoheni, por kurrë mos u dorëzoni.

    “Me topin luan mirë por është i shkurtër, i dobët, i vogël, s’ka fuqi, s’ka forcë, s’ka rezistencë, nuk përplaset, nuk gjuan me kokë, nuk luan dot, nuk bëhet futbollist.

    Vetëm këto fjalë dëgjoja çdo ditë nga mosha 8 vjeç deri 18 vjeç, derisa luajta ndeshjen time të parë me Elbasanin. U rrita duke u bullizuar nga të gjithë, por duke punuar me kokën ulur, çdo ditë e pa e humbur besimin tek vetja se një ditë do të isha nr 10 më i mirë në histori.

    Gjithmonë do bullizoheni e çfarë nuk do flasin për ju, pa ju njohur fare e pa ditur asgjë për ju, por… Mos u dorëzoni kurrë”, shkruan Duro.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit