9.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    U tha që s’e mbështet, Ilir Shaqiri bën gjestin e veçantë për Kledi Kadiun!

    Balerini i njohur Kledi Kadiu i cili prej vitesh jeton në Itali ndau me ndjekësit e tij një dramë me të cilën po përballen ai dhe bashkëshortja e tij Charlotte.

    Djali i tyre i vogël Gabrieli i cili erdhi në jetë në gusht të vitit të kaluar ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore.

    Të shumtë kanë qenë personazhe publikë që kanë mbështetur balerinin e njohur, mes të cilëve edhe fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij, Emanuela Morini.

    “Sa herë që lexon këto gjëra të dhemb gjithmonë në zemër, sidomos kur për ne që jemi prindër dhe e kuptojmë vështirësinë me të cilën jemi përballur gjithë këto kohë. Një përqafim për ty dhe forca Gabriel’’, ka shkruar Emanuela, ndërkohë edhe Ilir Shaqiri shkruan, “Forca Gabriel jemi me ty”.

    Kujtojmë që balerini i njohur gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother” është akuzuar se nuk ka ndihmuar kolegët e tij Elton Merja dhe Oni Pusitna. Ndër të tjera, ai është akuzuar se rri nën hijen e Kledi Kadiut.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit