11.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    UEFA heq finalen e Champions League nga Shën Pjetërburgu dhe e dërgon në Paris

    UEFA ka marrë vendimin për të hequr finalen e Champions League nga Shën Petersburg më 29 maj dhe ta çojë atë në Paris.

    Vendimi i UEFA-s erdhi pas urdhrit urgjent të Parlamentit Europian pasi Rusia sulmoi Ukrainën.

    Gjithashtu, BE i kërkon ekzekutivit të UEFA-s të anulojë kontratën e sponsorizimit me “GazProm”, për shkak të situatës në Ukrainë.

    Edhe gjatë edicionit të kaluar, tre javë përpara se të luhej, finalja e Champions ndryshoi qytetin organizator.

    Ndeshja e parashikuar të luhej në Stamboll u transferua në Porto, për shkak të emergjencës së krijuar nga pandemia, e cila kishte goditur rëndë qytetin turk.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit