30.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Qershor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    UEFA: Zoti Ancelotti, nuk mund të jeni më trajner i Realit

    Licenca e trajnerit Carlo Ancelotti skadoi më 31 dhjetor: për të vazhduar të jetë trajner, ai do të duhet të ndjekë kurse të detyrueshme!

    Më shumë se 1200 stola në karrierë, një palmares e aftë për të zbehur këdo: Carlo Ancelotti konsiderohet me të drejtë një nga trajnerët më të rëndësishëm në historinë e futbollit, por, me sa duket, një kurrikulë yjore nuk mjafton për ta mbajtur UEFA-n larg.

    Siç raporton ‘Corriere dello Sport’, licenca e trajnerit emilian ka skaduar më 31 dhjetor dhe nga Nyon ka ardhur një tregues i rinovimit, i cili mund të bëhet vetëm duke ndjekur disa kurse të detyrueshme.

    UEFA në fund të dhjetorit i bëri të ditur se nuk i është përmbajtur detyrave të tij, nuk ka marrë pjesë në 15 orët e përditësimit profesional dhe tani rrezikon heqjen e licencës

    Pak rëndësi ka që Ancelotti nuk ishte në gjendje të merrte pjesë sepse ishte i zënë me trajnimin e një skuadre të quajtur Real Madrid, duke fituar Superkupën e Spanjës, duke mbyllur grupin e Champions League në vendin e parë dhe duke udhëhequr La Liga.

    E gjithë kjo, ndër të tjera, pa përditësime profesionale. Nuk është e qartë se si ai mund ta kishte bërë atë…

    Siç shkruan sot Corriere dello Sport, Federata Spanjolle e Futbollit me siguri do të kujdeset për të shmangur keto skena dhe do te beje një provim te lehte futbolli te Ancelotti.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit