18.5 C
Tirana
E martë, 16 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ule! Ule akoma!

    Emirjon Senja

    Çmimet e karburanteve kanë filluar të bien disi këto dy ditët e fundit pas goditjes që morën të martën dhe të mërkurën e kësaj jave duke u shitur me 260-265 lekë/ litri.

    Rënia e ndjeshme e çmimeve në bursë dhe reagimi i fortë i qytetarëve ka bërë që kompanitë e naftës të ulin disi çmimin duke e shitur aktualisht me 223-224 lekë/ litri naftën dhe benzinën.

    Mbetet për t’u parë nëse ulja do të vijojë gjatë ditëve në vijim apo kompanitë importuese të naftës do të mjaftohen me kaq duke mbajtur një çmim 25-30 lekë më të shtrenjtë krahasuar me 10 ditë më parë.

    Çmimi i naftës në bursë është shpjegimi kryesor i importuesve për rritjen e çmimit edhe në tregun vendas.

    Nëse do të ishte tërësisht kështu, atëherë duhej që çmimi i një litri sot të ishte nën 200 lekë për shkak se çmimi i naftës në bursa aktualisht është në të njëjtin nivel, ndoshta edhe më lirë krahasuar me fillimin e këtij muaji kur karburantet shiteshin me 185-190 lekë/ litri.

    Më konkretisht, çmimi i një fuçie brent në fillim të marsit në bursë ishte rreth 107-109 dollar, dhe një litër naftë në Shqipëri shitej me 185-195 lekë, dje dhe sot çmimi i një fuçie në bursë është 106-107 dollar dhe çmimi i naftës është 223-224 lekë/ litri.

    Rrjedhimisht, duket qartë që stabilizimi i çmimit të karburanteve nuk ka ndodhur ende dhe ka shumë vend për ulje, të paktën për të shkuar në nivelin fillimit të këtij muaji.

    Të paktën, nëse referencë është bursa siç thonë..dhe jo abuzimet me krizën…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit