spot_img
spot_img

Universitetet private, “parajsa” e studentëve të huaj: Interesi më i madh nga indianët

Përveç se një treg në nevojë për punonjës të pakualifikuar nga jashtë, Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithmonë e më të preferuar nga të huajt për studime.

Klodjan Shaqiri, i cili punon me rekrutimin e këtyre studentëve, tregon se kjo vjen si një nevojë e universiteteve private, pasi numri aktual i maturantëve është i pamjaftueshëm për të plotësuar tregun.

“Aktualisht, Shqipëria, për një nevojë të caktuar të saj është në kërkim të studentëve nga jashtë. Numri I maturantëve në systemin tonë arsimor ka rënë . Janë universitetet private që janë në nevojë. Përveçse maturantëve shqiptarë, prej disa vitesh janë në kërkim të resurseve që vijnë nga shtete të tjera. Shqipëria nuk është në pozitën më të mirë të njohjes, po njihet.

3 vitet e fundit Shqipëria po njihet si destinacion I studimeve ndërkombëtare. Këtë treg më shumë po e kërkon India. Janë shumë të interesuar për mjekësinë, farmacinë, infermierinë, shkencat kompjuterike, ose IA. Nuk janë shumë të interesuar për programe si inxhinieri dhe arkitekturë.

Arsyeja që vijnë është se janë afër europës gjeografikisht dhe çmimet janë të përshtatshme, gjithashut edhe shpenzimet mujore. Ne përpiqemi të sjellim studentë cilësorë”, shprehet Shaqiri.

Por a do të qëndrojnë këta studentë në tregun shqiptar të punës?

“Impakti social do shikohet vitet në vijim. Brenda universiteteve duhet të jenë të gatshëm për post-studimet, nëse do jenë të gatshëm ti përshtasin me ato që janë nevoja që ndryshojnë nga kërkesat aktuale.

Nëse Shqipëria po merr punonjës të pakualifikuar për të përmbushur nevojat, universitetet po shkojnë më tej, po përgatisin individë profesionalisht për të qenë pjesë e tregut. Është për tu parë nëse tregu do I pranojë.

Do jetë e vështirë socializimi, a do jenë të tunduar nga tregjet e tjera. Ose do tentojnë tregun Europian, mund t jetë edhe një trampolinë”, thotë eksperti.

Shaqiri thekson se një rol të rëndësishëm në rekrutimin e studentëve luan edhe shteti.

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit