spot_img
spot_img

Urdhëronte policët të vendosnin gjoba, efektivi i Devollit vetë qarkullonte pa patentë e siguracion

spot_img

Një efektiv i Policisë së Rendit në Devoll është gjobitur me shumën 30 mijë lekë të reja nga “Rrugorja” pasi qarkullonte me automjet pa pasur dokumentacionin e rregullt dhe pa patentë.

Bëhet fjalë për efektivin Roland Hibo nga radhët e komisariatit të Devollit. Rasti i tij u denoncua në media sociale nga Brrylli Brodway, teksa kishin postuar dhe një video të Hibos, i cili urdhëronte efektivët të vendosnin gjoba për automjetet e parkuara gabim.

Mesa duket pas këtij denoncimi ka reaguar Policia Rrugore, të cilët kanë ndaluar Roland Hibon dhe kanë konstatuar shkeljet, nga mungesa e siguracionit të automjetit e deri tek përfundimi i lejes së qarkullimit.

Urdhëronte policët të vendosnin gjoba, efektivi i Devollit

Lajmet e fundit