spot_img
spot_img

“Uroj që djali im të mos e shohë videon”, Alma Kaçi kërkon mbrojtje nga shteti: Kam pasur telefonata, do vazhdoj si gazetare investigative

spot_img

Në një rrëfim për Top News, Alma Kaçi e përfshirë në skandalin seksual me kryebashkiakun Safet Gjici, ka treguar për situatën e vështirë që ndodhet aktualisht.

Ajo tha se ka nevojë për mbrojtje dhe se e gjithë barra e kësaj situate i ka rënë djalit të saj 12 vjeç.

“I drejtohem shtetit. Unë jetoj vetëm më djalin që e kam vetëm 12 vjeç, i ka rënë e gjithë barra atij. Kam pasur telefonata”.

E pyetur nga gazetarja se si po e mbron fëmijën, që mos të hasë me ato pamje që u bënë virale, Alma Kaçi u përgjigj kështu:

“E kam shkëputur nga rrjetet sociale, e kam çuar në shkollë. I kam thënë vetëm se kam pasur një problem në punë. Uroj të mos e shohë videon”.

Ajo tha se do të vazhdojë të punojë si gazetare investigative.

“Për punën do e vazhdoj, është i vetmi profesion që di të bëj, gazetaria investigative”, tha Alma Kaçi për Top News.

Lajmet e fundit