spot_img
spot_img

Vajza nga Elbasani tenton t’i japë fund jetës në Kishën e Laçit, hidhet nga shkëmbi dhe përfundon në humnerë

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kishën e Laçit, ku një vajzë ka tentuar t’i jap fund jetës.

Bëhet fjalë për shtetasen Xh. M. 29 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila tek oborri i Kishës së “Shna Ndout” në Laç, është vetëhedhur nga shkëmbi duke rënë në humnerë.

Për pasojë, ajo ka marrë dëmtime fizike dhe ndodhet në Spitalin e Traumes në Tiranë me dëmtime të shumta, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Sipas burimeve zyrtare, nga veprimet hetimore paraprake të kryera, rezulton se 29-vjeçarja vuante prej disa kohësh nga depresioni e çrregullimi bipolar, probleme për të cilat merrte edhe trajtim mjekësor.

Nuk dihen shkaqet dhe pse gruaja ka ndërmarrë këtë akt të rëndë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

 

Lajmet e fundit