16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Vajza ruse që jeton në Shqipëri, në mbështetje të Ukrainës: Jemi një familje

    Shtetësja ruse Kseniia Gulomalieva, e cila jeton ne Shqiperi, u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se në këtë situatë përkrah Ukrainën.

    “Për momentin jemi të gjithë të trishtuar dhe askush nuk do luftë. Në këtë moment unë mbështes Ukrainën”, u shpreh ajo për Euronews.

    Gjatë intervistës vajza tregoi se për momentin ndodhet në Stamboll, por e gjithë familja e saj është në Rusi.

    Ajo u shpreh e sigurt se nëse do të ishte në Rusi patjetër që do të dilte në protestë kundër qeverisë për veprimet e fundit ndaj Ukrainës.

    “Po, do të dilja në protestë sepse ne jemi një familje”, u shpreh ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit